Pas sherrit në punë, shoferi shkatërron gjithçka që i del përpara

Ndryshe

Pas sherrit në punë, shoferi shkatërron gjithçka që i del përpara

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:35
Angli

Mark Green, 44 vjeç, u arrestua nga policia në Riding të Anglisë, pas një veprimi vërtetë të çuditshëm. Ai shkatërroi gjithçka aty ku kishte punuar për një kohë të gjatë.

Pas një mosmarrëveshje me një person në kompaninë e krijuar në vitin 2005, 44-vjeçari mori ekskavatorin me të cilin punonte dhe shkatërroi një kamion, furgonë dhe zyrën. Një dëm total i cilin shkon në 700 mijë paund.

Pamjet e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë dëmin e shkaktuar nga Mark Green. Në fund, ai ktheu në një anë edhe një kamion të ngarkuar me 44 tonë materiale skrapi.

“Ai ka punuar në këtë kompani për vite me radhë dhe pastaj ndodhi kjo. Me të vërtetë i ka shokuar të gjithë”, tha një koleg i 44-vjeçarit.

Mark Green do të përballet tashmë me ligjin për dëmin e shkaktuar, ndërsa shkaqet e vërteta dhe personi me të cilin ai ka pasur përplasje ende nuk dihen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat