Kjo është dhurata që do të lumturonte çdo fëmijë për 1 Qershorin

Ndryshe

Kjo është dhurata që do të lumturonte çdo fëmijë për 1 Qershorin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

1 Qershori erdhi! Bashkë me verën mbërriti një prej festave më të gëzueshme. Është e tillë sepse është festa e atyre që falin më shumë gëzim në botë – fëmijëve! Të gjithë prindërit e gjyshërit po mendojnë për dhuratat që do t’u bëjnë të vegjëlve të tyre. Por e dini se çfarë do t’i bënte ata të ndihen më të lumturit në botë?!

Me siguri po mendoni për lodra të reja, libra të bukur ose për një ambient argëtues ku mund të kalojnë shumë orë pa u mërzitur. Po sikur t’ju themi që ka një vend ku mund t’i gjeni të gjitha bashkë?

Dhurata më e mirë që mund t’u bëni fëmijëve këtë 1 Qershor, dhe çdo festë tjetër, është pa dyshim edukimi i tij në vendin më argëtues në Tiranë, në Edu Kidz!

Në Edu Kidz çdo ditë është një festë e vërtetë për fëmijët. Aty ata mund të mësojnë duke u argëtuar, mes librave, pikturave, punëve në natyrë e gjithçkaje tjetër që nxit krijimtarinë e tyre. Natyra, lodrat dhe kafshët që rrethojnë oborrin e bëjnë atë vendin më miqësor për fëmijët.

Edu Kidz ofron çerdhe, kopsht dhe parashkollor për të gjithë ata që janë në kërkim të një edukimi ndryshe nga mënyra tradicionale për fëmijët e tyre. Të vegjlit mund të zhvillojnë pasionet dhe talentet e tyre në balet, pikturë e arte të tjera, të zgjerojnë njohuritë në gjuhën angleze dhe mund të merren me aktivitete interesante gjatë ditës. Gjithashtu do të kenë edhe shërbimin e transportit të siguruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat