​Dita botërore e prindërve

Ndryshe

​Dita botërore e prindërve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 07:34
Ilustrim

Sot në mbarë botën shënohet Dita botërore e prindërve, datë kjo e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 17 shtator 2012.

Në një rezolutë të miratuar thuhet se 1 qershori shpallet Dita botërore në nderim të Prindërve në të gjithë botën.

Rezoluta fton shtetet anëtare të OKB-së të festojnë Ditën botërore të prindërve në kuadrin e marrëdhënieve të partneritet të gjithanshëm me shoqërinë civile.

Në veçanti me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve, për të marrë pjesë në veprimtaritë kushtuar kësaj dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat