5 pyetjet më të zakonshme në intevistat për psikologë

Ndryshe

5 pyetjet më të zakonshme në intevistat për psikologë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:15
Ilustrim

Përgatitja për intervistën e punës si kandidatë për psikologë, do të thotë që të ndani pak kohë t’i rishikoni pyetjet potenciale rreth përvojës profesionale dhe përgatitjes që keni bërë në këtë drejtim. Duke e pasur parasysh se me çfarë pyetjesh do të përballeni, do ta keni më të lehtë që të që të fitoni ndaj kandidatëve të tjerë.

Akademi Pune ju njofton me 5 pyetjet më të zakonshme, përveç pyetjeve të përgjithshme që bëhen në intervista e punës.

Cilin trajtim e konsideroni si më të rëndësishmi që duhet ta kenë terapistët?

Intervistuesi e bën këtë pyetje për t’i përcaktuar vlerat tuaja si terapistë e që përshtaten me klinikën apo organizatën e tyre. Përgjigja juaj nuk duhet vetëm t’i radhisë tri trajtime, por edhe t’i shpjegojë ato.

Shembull: Besoj se trajtimet më të rëndësishme për terapistët janë dhembshuria, aftësitë e përkryera të dëgjimit dhe aftësia për komunikim verbal. Terapistët duhet që të kenë dhembshuri për t’u lidhur më shumë me klientët e tyre, me aftësitë e dëgjimit do t’i bëjë ata të ndihen të vlerësuar, ndërsa aftësia e komunikimit verbal do t’i ndihmojë ata që të japin këshilla si dhe t’i ndihmojë ata t’i artikulojnë ndjenjat.

Çfarë bëni jashtë punës që ju ndihmon që ta baraspeshoni jetën?

Kjo pyetje i jep intervistuesit të kuptojë më shumë rreth shprehive tuaja që lidhen me vetëkujdesin. Përgjigja duhet të përfshijë disa prej këtyre shprehive, por të cilat gjithsesi lidhen me praktikat tuaja si terapistë.

Shembull: Unë përpiqem t’i bëj ato që i shtyj edhe klientët e mi t’i bëjnë gjatë kohës së tyre të lirë. Provoj që t’i praktikoj së paku një herë në ditë, të dalë jashtë ose të bashkohem me familjen apo shokët. Kjo më ndihmon që të ndihem i/e plotësuar.

Çfarë ju shtyri të bëheshit terapsitë?

Me këtë pyetje intervistuesit duan që ta dinë sesi erdhi vendimi që të bëheshit psikologë me profesion. Duhet t’i theksoni arsyet pse vendosët t’i ndihmonit të tjerët për t’ua shtuar cilësinë në jetën e tyre.

Shembull:Gjithmonë e kam dashur një punë që u shërben të tjerëve, por nuk e ka ditur sesi ta lidhi këtë dëshirë në karrierën time, derisa u njoha me psikologjinë. Kemi mësuar shumë në lidhje me sëmundjet mendore, çfarë e shkakton atë dhe cila është mënyra e duhur për ta trajtuar. Kjo më shtyri që të diplomohem në psikologji. Jam e dashuruar në idenë për t’i bërë njerëzit t’i tejkalojnë problemet e tyre mendore dhe t’i arrijnë qëllimet jetësore.

A mund të na tregoni për një kohë kur e ndihmuat një klient? Si e arritët këtë?

Kjo tregon për taktikat tuaja të terapisë dhe si i përdorni ato për të përfituar klinika ose organizata ku keni aplikuar. Përgjigja juaj është mirë që të përmbajë shembuj të veçantë.

Shembull: E kisha një klientë 10 vjeçar, cili vuante një rast i rëndë i ankthit shoqëror. Madje as nëna e tij nuk kishte arritur që ta bëjë të më përshëndesë, e lëre më të të bisedojmë. U përqendrova të bisedat me nënën e ti. Mendoj që kjo i ndihmoi ta lehtësojë pak stres nga ai. E lija të vizatonte dhe i kërkoja nëse mundej që të shkruante disa fjalë poshtë se çfarë po ndjente. Gjersa shkruante do të thoshte që ai nuk e kishte ndërmend të fliste, por ai gjithsesi komunikonte në mënyrën që ishte e rehatshme për të.

Cila është marrëdhënia midis psikiatërve dhe terapistëve?

Kjo pyetje ndihmon një intervistues të vlerësojë kuptimin tuaj të industrisë tuaj dhe profesioneve të lidhura me të. Përgjigja duhet ta bëjë dallimin midis të dyve dhe të përcaktojë marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin.

Shembull: Psikologët nuk mund të përshkruajnë ilaçe sepse nuk janë mjekë që përshkruajnë ilaçe. Për këtë arsye, ata i referojnë klientët e tyre te psikiatri, kur besojnë që ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore për ta luftuar sëmundjen mendore. Psikiatri është mjek i cili mund të përshkruajë ilaçe dhe t’i rregullojë dozat sipas nevojës për t’i ndihmuar ata të ndihen më mirë. Prandaj psikologu dhe psikiatri kanë marrëdhënie të ngushtë si kolegë, sepse përfitojnë nga njëri – tjetri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat