Rrahin brutalisht postierin në mes të rrugës, 2 sulmuesit largohen me motor

Ndryshe

Rrahin brutalisht postierin në mes të rrugës, 2 sulmuesit largohen me motor

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy motoçiklistë janë filmuar duke sulmuar brutalisht një postier në rrugët e frekuentuara të Brooklyn, dhe pamjet janë publikuar nga policia e New Yorkut.

Postieri  57-vjeçar i postës USPS po ecte në rrugën Greenpoint, duke shtyrë karrocën e tij, kur dyshja u përpoq t'i bllokonte rrugën duke shkaktuar një debat, tha policia.

Postieri vazhdoi të ecte, por motoçiklisti iu afrua dhe filloi ta godiste, thanë policët.

Nga pamjet e filmuara duket që postieri ngre grushtin për t'u mbrojtur ndërsa dy të dyshuarit fillojnë ta grushtojnë dhe shqelmojnë.

Sipas pamjeve, dy kalimtarë të rastit u futën për të ndaluar sulmin.

Të dyshuarit më pas ikën në jug në Bulevardin McGuinness me motorët e tyre, thanë policët.

Postieri  u dërgua në Qendrën Mjekësore Woodhull në gjendje të qëndrueshme, me kocka të thyera dhe çarje në fytyrë, thanë policët.

Për ngjarjen nuk është arrestuar ende asnjë person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat