Pak momente para mbërritjes së trenit hidhet në shina i dehuri

Ndryshe

Pak momente para mbërritjes së trenit hidhet në shina i dehuri

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 14:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka ndodhur në Londër, ku një person nën efektin e alkoolit, gjysmë i zhveshur dhe me një shishe në dorë, është hedhur në shinat e trenit.

Disa persona që ndodheshin aty pranë kanë shkuar menjëherë ta ndihmojnë dhe kanë arritur t’i shpëtojnë jetën edhe pse vetëm pak momente pasi ai hidhet vjen treni me shpejtësi të lartë.

Sipas Daily Mail, personat që i erdhën në ndihmë arritën ta kalojnë atë nga binarët dhe ta fusin nën platformë.

Sipas të pranishmëve, burri i alkoolizuar po shkëmbente ofendime raciste me disa persona në anën tjetër të binarëve dhe në një moment dikush i thërret që ai të shkojë tek ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat