Adnan Ademi kërkon nga qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

Ndryshe

Adnan Ademi kërkon nga qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:57
Adnan Ademi

Adnan Ademi nga Vushtrria, i njohur në publik si “Adnan Çaji” pas deklaratës së tij disa vjet më parë se i pi 70 çaja në ditë, ka kërkuar nga qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin “Çaji”.

Ademi ka thënë se nuk është dëshirë e tij e madhe të ndryshojë mbiemrin pasi Ademi i pëlqen, por për shkak të popullit dhe fëmijëve që e identifikojnë si “Adnan Çaji”.

“Kisha pas qef të më ndihmojë qeveria ta bëj mbiemrin ‘Çaji’”, ka thënë ai.

“Gjithçka është për mua çaji. Ky më bëri ky që jam sot”, ka thënë Ademi.

Nëse nuk e dini, vushtrriasi punon me gjelbërim dhe zbukuron kopshte, madje ai ka treguar në emisionin e mëngjesit se ndihmon nevojtarët, por nuk i bën publike.

“Qysh më ka ndihmuar mua dikush edhe unë tash i ndihmoj. Kushdo që ka nevojë mund të ma japë numrin e telefonit dhe gjithmonë jam i gatshëm, çdo herë, pa marrë parasysh ku”, është shprehur Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat