Do të adoptonte qen të ri, gruaja gjen qenin që i kishte humbur prej 2 vitesh

Ndryshe

Do të adoptonte qen të ri, gruaja gjen qenin që i kishte humbur prej 2 vitesh

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua në SHBA teksa po kërkonte të adoptonte një qen, si për mrekulli në listën me foto të kafshëve për adoptim gjeti qenin e saj të humbur prej dy vitesh.

"Ishte gjithçka për mua. Ishe fëmija im. Ai flinte me mua, ishe miku im më i mirë", thotë gruaja për CNN.

Mësohet se qeni kishte humbur që prej vitit 2019. Kafshën e kishte shtypur një makinë, nga ku kishte mbetur i plagosur në mes të rrugës. 

Një shoqatë bamirësie e gjeti qenin e plagosur, e çoi në një klinikë ku i trajtoi plagët dhe nga aty qeni humbi kontakt me pronaren.

Por ja që fati i ribashkoi dhe tashmë qeni jeton bashkë me pronaren e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat