Ky çifti shndërron autobusin në shtëpi

Ndryshe

Ky çifti shndërron autobusin në shtëpi

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës, një çift ka shndërruar autobusin në shtëpi. Kështu edhe kostat e udhëtimit për ta kanë qenë shumë më të ulëta pas marrjes së këtij veprimi.

Berker dhe Meftune Tekbilek kanë transformuar një autobus në shtëpi, pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës.

Çifti, të cilët udhëtojnë shpesh ndërsa ofrojnë shërbime konsulence për kompani në qytete të ndryshme, kishin filluar të kërkojnë një zgjidhje për shkak të kostos së lartë të akomodimit në hotele dhe mos sigurimit të komoditetit të shtëpisë.

Ata blenë një autobus dhe e kthyen atë në shtëpi.

Autobusi tashmë ka kuzhinë, vende të fjetjes dhe për tu ulur, dysheme të shtruar si dhe sistem diellor të ngrohjes dhe ftohjes.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat