Në muzgun e detit, krijesat “aliene” të kapura në thellësi

Ndryshe

Në muzgun e detit, krijesat “aliene” të kapura në thellësi

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një peshkatar rus ka zbuluar koleksionin e tij të fundit të krijesave të rralla të detit. Roman Fedortsov peshkon deri në 1 mijë metra thellësi, duke nxjerrë gjallesa me pamje të çuditshme.

Fedortsov ishte aq i mahnitur nga krijesat që peshkonte në thellësinë e oqeanit saqë filloi t’i fotografonte ato, duke u bërë një sensacion në internet.

“Në mënyrën e tyre të gjitha këto krijesa janë të bukura”, thotë ai.

Ai peshkon kryesisht në Detin Barents, pranë brigjeve veriore të Rusisë.

Por ai gjithashtu udhëton në pjesë të tjera të botës, përfshirë Oqeanin Atlantik, pranë Afrikës.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat