Majmuni bëhet hit në internet

Ndryshe

Majmuni bëhet hit në internet

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:58
Pamje nga videoja

Një majmun nga një kopsht zoologjik në Indonezi është bërë një hit i vërtetë në internet.

Gjatë vizitës në kopshtin zoologjik, një grua hodhi syzet e diellit në hapësirën ku jetojnë orangutangët.

Reagimet ndaj këtij aksesori të modës ishin qesharake - orangutani femër e dinte shumë mirë se çfarë të bënte me to - ajo i vuri menjëherë në sy, sikur t’i kishte mbajtur gjithmonë.

Kur u mërzit, ajo largoi syzet duke i hedhur mbi gardh dhe si këmbim mori një ëmbëlsirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat