Historia e motrave që u bashkuan pas 25 vitesh, u ndanë nga njëra-tjetra kur ishin 2 vjeç

Ndryshe

Historia e motrave që u bashkuan pas 25 vitesh, u ndanë nga njëra-tjetra kur ishin 2 vjeç

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 07:51
Amanda Stiles, Brittany Bigley

Historia e dy motrave të cilat u ndanë qëkur ishin njëra dy dhe tjetra një vjeç ka prekur zemrat e të gjithë amerikanëve.

Edhe pse ishin të ndara, njëra nga to, Brittany Bigleyt për asnjë moment nuk humbi shpresat se motra e saj Amanda mund të jetë diku.

“Kur isha dy vjeç dhe Amanda Stiles një, u ndamë nga nëna dhe babai dhe na vendosën në një jetimore. Por babai fitoi kujdestarinë për mua, e prindërit që e adoptuan Amandan shkuan larg nesh. Ishte një adoptim që e bëri t’ia ndryshojnë asaj emrin”, tha Bigley.

Me kalimin e kohës Stiles u zhvendos në Kaliforni, kurse Bigley vazhdoi jetën në Utah, derisa pas 25 viteve, që nga ndarja e tyre në vitin 1993, ato filluan ta kërkojnë njëra-tjetrën.

Bigley, e cila punon si menaxhere dhe tani është nënë e një fëmije, ruajti shpresat dhe besonte se Amanda është diku gjallë dhe gjithmonë ëndërronte që edhe një herë ta përqafojë.

Image
Amanda Stiles, Brittany Bigley

Kur i mbushi 10 vjeç Bigley mbeti vetëm pasi i vdiq babai, duke u detyruar që të shkojë në një jetimore me vetëm disa fotografi që të ruante kujtimin për motrën.

 “Bëra një video ku flisja për përvojën time, dhe e ish-e dashura e babait më kontaktoi. Ajo punon në një jetimore dhe më ndihmoi shumë me informacionet për të cilat kisha nevojë”, ka shtuar Bigley.

Me informacionet e reja që i kishte në dispozicion dhe emrin e ri të motrës pas adoptimit, ajo arriti ta gjurmojë në Facebook.

“Kur pashë fillimisht fotografinë më ndali zemra së rrahuri. Ajo kishte sy të mëdhenj sikurse unë, hundën e njëjtë. Ngjanim shumë me njëra-tjetrën”, ka shtuar Bigley.

Image

Ajo i shkroi Stiles dhe ajo iu përgjigj duke i thënë se ka një motër të cilën nuk e ka parë prej vitesh.

“Kur pranova mesazhin, me erdhën miliona emocione. Ishte një prej ditëve më emocionuese në jetën time”, shtoi Stiles.

Image

“Më në fund u takuam. Ndodhi në mars të vitit 2017 në plazhin Laguna në Kaliforni”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat