Ngjarje horror, familja e kërkonte prej 3 vitesh, skeleti i 58-vjeçarit gjendet brenda një plastike

Ndryshe

Ngjarje horror, familja e kërkonte prej 3 vitesh, skeleti i 58-vjeçarit gjendet brenda një plastike

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Një ngjarje horror është raportuar në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi në një fuqi plastike.

Sipas mediave greke, skelet ishte në gjendje mumifikimi në fuqinë plastike ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018.

Ngjarja e rëndë është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur. Viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. Brenda fuçisë u gjetën disa rripa në formë mekanizmi për të mbyllur kapakun nga brenda dhe po ashtu edhe dy bombola gazi të vogla. Kjo sipas ekspertëve tregon se 58-vjeçari mund të ketë vrarë veten duke mbyllur fuqinë nga brenda. Kjo metodë sipas mediave greke është e padëgjuar më parë. Megjithatë hetuesit po punojnë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat