Përplaset me një kamion, ngordh bufi i famshëm i New Yorkut

Ndryshe

Përplaset me një kamion, ngordh bufi i famshëm i New Yorkut

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:24
Bufi Barry

Një buf që ishte bërë i famshëm si banor rezident i Parkut Qendror të New Yorkut, ka ngordhur.

Bufi ishte duke fluturuar poshtë në kërkim të ushqimit, kur ishte përplasur me një prej kamionëve të mirëmbajtjes, mëngjesin e së premtes, ndeshje kjo që pati pasoja fatale për shpezën.

Ngordhja e bufit ka shkaktuar zemërimin e adhuruesve të zogjve në mbarë botën, shumë prej të cilëve kanë shpërndarë në rrjete sociale fotografi të tij.

Një faqe Twitteri që i dedikohet zogjve në park ka shkruar se do t’u mungojë prezenca e mahnitshme dhe e bukur e bufit Barry.

Ai ishte bërë i famshëm për vizitorët e Parkut Qendror sidomos vitin e kaluar, kur pandemia kishte goditur gjithë botën dhe shumë njerëz e vizitonin parkun dhe fotografonin shpezët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat