Amerikania fiton një milion dollarë - I anuluan fluturimin dhe bleu tiketa gërvishtëse për ta humbur kohën

Ndryshe

Amerikania fiton një milion dollarë - I anuluan fluturimin dhe bleu tiketa gërvishtëse për ta humbur kohën

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një grua nga Missouri në SHBA, ka gërvishtur një tiketë të lojërave të fatit – duke kuptuar se ka fituar një milionë dollarë.

Ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se ajo e kishte blerë tiketën gërvishtëse në aeroportin e Floridas, pasi i ishte anuluar fluturimi.

Angela Karavela, 51-vjeçe, fitoi muajin e kaluar një milion dollarë. Karavela vendosi që t’i tërheq menjëherë 790.00 dollarët e fituara, kurse shuma tjetër i është ndaluar si tatim.

“E kisha përshtypjen se diçka e çuditshme do të ndodhë, kur në mënyrë plotësisht të befasishme më është anuluar fluturimi”, ka thënë Karavela.

“I bleva disa tiketa gërvishtëse për ta kaluar kohën – e kuptova se njëra prej tyre më solli një milion dollarë”, ka shtuar ajo/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat