Lakuriqi i natës mbytet nga një mace

Ndryshe

Lakuriqi i natës mbytet nga një mace

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:35
Lakuriqi

Një lakuriq nate i cili kishte fluturuar për më shumë se 2,000 kilometra nga Londra për në Rusi, ka ngordhur pasi është sulmuar nga një mace.

Lakuriqi, në madhësi të gishtit të madh të njeriut, ishte zbuluar në rajonin Pskov të Rusisë. Lakuriqi kishte në krah një shenjë ku shkruhej “London Zoo”, dhe është shpëtuar nga një grup për rehabilitimin e lakuriqëve, por më vonë ngordhi.

Udhëtimi i lakuriqit ishte më i shpejti i zhvilluar ndonjëherë nga Britania e Madhe nëpër Evropë, duke thyer kështu të gjitha rekordet tashmë të shënuara në Britani.

Lakuriqi kishte peshë prej vetëm 8 gramësh dhe ishte zbuluar nga banorja ruse, Svetlana Lapina, në një fshatin e vogël të Molginos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat