97-vjeçarja e mbijetuar e Aushvicit flet për Holokaustin në TikTok

Ndryshe

97-vjeçarja e mbijetuar e Aushvicit flet për Holokaustin në TikTok

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:46
Lily Ebert

Lily Ebert është 97 vjeç, një e mbijetuar e kampit të përqendrimit në Aushvic dhe tani një yll i TikTok. Falë rrjetit social, gruaja, me origjinë hungareze, sjell dëshminë e saj tek të rinjtë.

Në shkurt, stërnipi i gruas, Dov Forman, hapi një llogari në të cilën Lily tregon historitë e saj dhe u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve. Kanali ka 1.2 milionë ndjekës.

Falë TikTok, Lily gjeti një mundësi shtesë për të mbajtur premtimin e saj të bërë në prill 1945: “I premtova vetes që nëse do të mbijetoja, do t’i tregoja botës se çfarë ndodhi në të vërtetë. Dhe e mbajta premtimin tim”.

Historia e Lily –një hebreje hungareze. Ebert u dëbua në 1943 me familjen e saj nga Bonyhád, qyteti i saj i lindjes në Hungari, në Aushvic.

Ajo arriti të shpëtojë së bashku me dy motrat e sa, por nuk pati kurrë lajme nga nëna, vëllai dhe një motër tjetër që nga dita kur arritën në kampin e përqendrimit. Në njërën nga videot në TikTok, ajo thotë se u emocionua: “Ishte e tmerrshme, edhe sot pas më shumë se 75 vjetësh më dhemb të flas për të”.

@lilyebert

Reply to @crazyrebel2021 Thank you everyone for your support ❤️? ##strong ##inspiration ##97yearold ##holocaustsurvivor ##learnontiktok ##strongwoman ##fyuu

♬ Strongest (Alan Walker Remix) - Ina Wroldsen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat