Familja fiton 2 milionë dollarë nga biletat e lotarisë që bleu gjatë pushimeve

Ndryshe

Familja fiton 2 milionë dollarë nga biletat e lotarisë që bleu gjatë pushimeve

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Një familje nga New Jersey që kthehej në shtëpi nga pushimet në Karolinën e Veriut, fitoi një shumë të majme nga lotaria që nuk i kushtuan shumë vëmendje fillimisht.

Ndërsa udhëtonin nëpër Maryland në korrik, ata u ndalën në një dyqan për të përdorur shpejt tualetin, për të marrë ushqime dhe për të blerë disa bileta lotarie.

Ata hëngrën ushqimet gjatë rrugës për në shtëpi, por nuk i kontrolluan biletat e tyre “Cash4Life”, “Mega Millions” dhe “Powerball” deri këtë javë.

Për habinë e tyre, ata fituan një shumë prej 2 milionë dollarësh. Ata kishin humbur vetëm “Powerballin”, shkruan CNN.

"Nuk mund ta besoja që përputheshin me të gjithë numrat përveç Powerballit", tha gruaja. "Më duhej të shkarkoja aplikacionin në mënyrë që të skanoja biletën për ta ditur me siguri."

Çifti kanë tre fëmijë. Ata planifikojnë të përdorin fitimet e tyre për të shlyer borxhin dhe për të rritur kursimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat