Sot ‘Hëna Blu’: Ç’duhet të dini për fenomenin e rrallë?

Ndryshe

Sot ‘Hëna Blu’: Ç’duhet të dini për fenomenin e rrallë?

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:57
Ilustrim

Me siguri keni dëgjuar për “Hënën Blu” dhe faktin që është një fenomen i rrallë. Pikërisht mbëmjen e sotme, 22 gusht, pritet të shfaqet në qiell Hëna Blu.

Por çfarë është realisht Hëna Blu?

Fillimisht, për t’u sqaruar, hëna nuk do të duket vërtet blu mbrëmjen e sotme. Na vjen keq që ju zhgënjyem.

Hëna Blu ndodh kur ka katër hëna të plota në një sezon të vetëm (në këtë rast, në verë), e treta konsiderohet si një hënë blu. Nuk ka gjasa të duket blu, hënat me ngjyrë blu në fotografi zakonisht bëhen duke përdorur filtra të veçantë të kamerave blu me programe si Photoshop. Por ka raste të rralla kur një hënë merr një nuancë të kaltër. Tymi ose grimcat e pluhurit në atmosferë, të tilla si gjatë një shpërthimi të madh vullkanik, mund ta bëjnë hënën të marrë një pamje blu.

NASA shpjegon se arsyeja e Hënës Blu është prania e shumë grimcave më të gjera se sa gjatësia e valës së dritës së kuqe. Ajo do të jetë e plotë duke reflektuar maksimumin e dritës diellore sonte.

Origjina e frazës aktuale është e mbuluar me mister. Observatori Greenwich sugjeron se mund të jetë një shqiptim i gabuar i "belew", që do të thotë "të tradhtosh", që nënkupton hënën që mashtron vëzhguesit duke mbërritur shumë herët në stinë.

Një shpjegim tjetër se pse quhet Hëna Blu, ka lidhje me hirin e vullkanit “Krakatoa”. Nga shpërthimi i vullkanit “Krakatoa” në Indonezi në vitin 1883, hiri u ngjit deri në skajet më të larta të atmosferës, gjë që i dha hënës një pamje blu, e cila, siç thuhet, zgjati për plot dy vjet.

Ka edhe shumë shpjegime të tjera që lidhen me origjinën e termit “Hëna Blu”.

Megjithatë, ju sugjerojmë ta shfrytëzoni sa më shumë Hënën Blu të gushtit, sepse fenomeni nuk do të përsëritet për ca kohë. Nuk keni nevojë për ndonjë pajisje për të parë hënën e plotë, por një palë dylbi do t’ju japin një pamje të jashtëzakonshme të sipërfaqes së hënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat