Vajzat shqiptare bllokojnë trafikun, ia “plasin” kërcimit në mes të rrugës

Ndryshe

Vajzat shqiptare bllokojnë trafikun, ia “plasin” kërcimit në mes të rrugës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:36
Pamje nga videoja

Një ngjarje e pazakontë dhe e papërgjeshme nga ana e disa vajzave është shënuar në Tiranë, ku kanë bllokuar rrugën që të zhvillojnë një video.

Katër vajzat kanë dalë nga mjeti i tyre, Mercedez Benz dhe kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme vajzat kanë dalë nga makina dhe kanë nisur të kërcejnë, si duket ky do të jetë trendi i ri i “Tik Tok-ut”.

Veprimi i vajzave ka krijuar trafik të madh, ndërsa në video dëgjohen edhe boritë e makinave, të cilët detyrohen të presin që vajzat të mbarojnë “qefin”, edhe pse në makinat që presin mund të ketë të sëmurë apo fëmij të vegjël.

Kujtojmë që një gjest i tillë është bërë pak ditë më parë në autostradën e Laçit, ku dasmorët bllokuan rrugën dhe dolën dhe ia morën valles, ku policia i identifikoi dhe i gjobiti.

Mbetet për të parë, nëse do të gjobiten edhe vajzat.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat