U martua me personin që ia vrau vëllanë, flet gruaja nga Ohio

Ndryshe

U martua me personin që ia vrau vëllanë, flet gruaja nga Ohio

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:42
Crystal Straus nga Ohio, u martua me John Tiedjen në fillim të këtij muaji

Një grua nga Ohio që u martua me personin që u dënua për vrasjen e vëllait të saj beson në pafajësinë e burrit të saj.

Ajo shprehet se e do atë me gjithë zemër, shkruan Dailymail.

Crystal Straus nga Ohio, u martua me John Tiedjen në fillim të këtij muaji pasi ai u lirua me kusht, në pritje të një rigjykimi për vrasjen e gjysmë vëllait të saj Brian McGary në prill të vitit 1989.

Image

Tiedjen ishte shoku i dhomës i McGary dhe në kohën e të shtënave dhe goditjes me thikë të dy kishin kaluar një natë duke pirë alkool dhe marijuanë.

E ftuar në një emision televiziv, Straus tha se e pranon që lidhja e tyre do të jetë “sfiduese”, por është e sigurt për pafajësinë e partnerit të saj dhe mendon se lidhja e tyre do të jetë më e fortë me kalimin e kohës.

Tiedjen ishte 25 vjeç kur McGary u gjet i vdekur në apartamentin ku ata jetuan dhe bëri 32 vjet burg për vrasjen.

Image

Ai pranoi se e vrau McGary në një akt vetëmbrojtjeje pas një marrje në pyetje intensive nga detektivët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat