Ia hodhën koleksionin e pornografisë, prindërit duhet t’i paguajnë 30 mijë dollarë djalit të tyre

Ndryshe

Ia hodhën koleksionin e pornografisë, prindërit duhet t’i paguajnë 30 mijë dollarë djalit të tyre

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një çift nga Miçigani duhet t’i paguajnë plot 30,441 dollarë djalit të tyre, pasi i hodhën koleksionin e tij të pornografisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Paul Maloney këtë javë, tetë muaj pasi 43 vjeçari David Werking, fitoi një padi kundër prindërve të tij.

Këta të fundit gjithashtu duhet t’i paguajnë 14.500 dollarë avokatit të djalit të tyre.

Werking tha se ata nuk kishin të drejtë të hidhnin koleksionin e tij të filmave, revistave dhe artikujve të tjerë.

Ai kishte jetuar në shtëpinë e tyre në Grand Haven për 10 muaj pas divorcit para se të zhvendosej në Muncie, Indiana. Ndërkohë ku u zhvendos, kuptoi se mungonte koleksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat