Del në “pension” qeni që dhuroi gjakun e rrallë për 6-vjet

Ndryshe

Del në “pension” qeni që dhuroi gjakun e rrallë për 6-vjet

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:07
Woodie

Një qen që ka dhuruar gjakun e tij të rrallë për të ndihmuar në shpëtimin e 88 qenve të tjerë, ka dalë në pension pas gjashtë vjetësh.

Woodie së pari dha gjak kur ishte 3-vjeç, dhe tani 9-vjeçari ka arritur të japë 22 dhurime.

“Ta di se ai ka ndihmuar familjet në situata të vështira... është e mrekullueshme”, ka thënë pronarja e tij, Wendy Gray.

Qendra e Gjakut të Kafshëve e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se secili dhurim prej 450ml gjak mund të ndihmojë deri në katër qen, ndërsa e quajti Woodien një “superyll”, shkruan BBC.

Qendra ka thënë se gjaku i qenit është shumë i kërkuar pasi ka më shumë gjasa të jetë negativ – që do të thotë se mund t’i jepet çdo qeni në raste urgjente – dhe vetëm 30 për qind e qenve mendohet se e ka këtë grup të gjakut.

Woodie nuk mund të dhurojë më gjak sepse gjaku mund të merret vetëm nga qentë e moshës 1 deri 8-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat