11-vjeçarja vrapon e tmerruar pasi pa peshkaqenin që po i afrohej

Ndryshe

11-vjeçarja vrapon e tmerruar pasi pa peshkaqenin që po i afrohej

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 14:20
Nicole Oister dhe vajza e saj 11-vjeçare Sara po notonin në ujërat e ftohta në Myrtle Beach në Karolinën e Jugut

Një nënë ka përjetuar disa momente të frikshme kur vuri re një peshkaqen që notonte pranë vajzës së saj, pak metra larg bregdetit.

Nicole Oister dhe vajza e saj 11-vjeçare Sara po notonin në ujërat e ftohta në Myrtle Beach në Karolinën e Jugut të hënën, 23 Gusht. Ndërkohë që e ëma po filmonte Sarën, u vu re një peshkaqen që po notonte shumë pranë saj.

Nëna e ka publikuar videon në Instagram dhe shkruan: Peshkaqeni vjen nga ana e majtë drejt Sarës.

Vajza shihet e zhytyr në ujë dhe disa sekonda më vonë shikon një peshkaqen që lëviz me shpejtësi në të djathtën e saj. Sapo Sara e pa ajo u nis me vrap drejt bregut.

“Unë nuk hyra më në ujë atë ditë sepse kisha shumë frikë se mund të përballesha sërish me peshkaqenin”, është shprehur 11-vjeçarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat