Njerëzit që besojnë se bimët mund të flasin

Ndryshe

Njerëzit që besojnë se bimët mund të flasin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 19:56
Ilustrim

Ndërsa shumë kopshtarë besojnë se të folurit me bimët i inkurajon ato të rriten, ekziston një luftë fjalësh në botën shkencore nëse bimët dëgjojnë, apo edhe flasin.

Sipas BBC, ka shumë për bimët dhe jetën e bimëve, që ne nuk i dimë. Aktualisht, ekziston një debat midis njerëzve që studiojnë bimët në lidhje me masën në të cilën lulet dhe shkurret mund të komunikojnë me njëra -tjetrën, ose gjallesa të tjera.

Kërkimet shkencore po japin vazhdimisht zbulime të reja në lidhje me ndërlikimin e bimëve dhe aftësitë e tyre të mahnitshme. Ekziston mundësia që bimët të jenë më komplekse nga sa kanë supozuar disa. E megjithatë ideja se ato mund të konsiderohen se “flasin” me njerëzit është e diskutueshme.

Sidoqoftë, kjo nuk i ndalon disa njerëz që përpiqen t’i përfshijnë në bisedë. Ata janë “pëshpëritësit” e bimëve.

Laura Beloff, një artiste dhe profesore e asociuar në Universitetin Aalto në Finlandë, ka argumentuar prej kohësh që shkencëtarët duhet t’i kushtojnë vëmendje më të madhe faktit që bimët mund të transmetojnë dhe marrin informacion në mënyrë akustike.

Ndërsa në një studim të vitit 2017, studiuesja Monica Gagliano dhe kolegë të tjerë treguan se bimët duket se janë në gjendje të ndiejnë tingullin e ujit që vibron përmes rrënjëve të tyre, gjë që mund t’i ndihmojë ata ta gjejnë atë nën tokë.

Gagliano është e sigurt se bimët mund të komunikojnë. “Provat janë të qarta”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat