Cili është “The Rock”?

Ndryshe

Cili është “The Rock”?

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 00:36
Eric Fields, The Rock

Shpesh ndodh që të kemi ngjashmëri me ndonjë personazh të njohur, por një oficer policie nga Alabama ka ngjashmëri të “frikshme” me një prej aktorëve më të famshëm në botë, Dwayne Jonson, i njohur si ‘The Rock’.

Oficeri i policisë u bë ‘viral’ në rrjetet sociale dhe kjo pikërisht për shkak të ngjashmërisë me yllin e filmit “The Jungle Cruise”.

Kur Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan postoi një fotografi të togerit Eric Fields u vërshua nga komentet.

Image

 

“Është shumë mirë që The Rock duket si një hero i jetës reale”, tha një komentues.

“A mund të kalojë te shtëpia ime, më duhet ta konfirmoj që ai duket si The Rock”, tha një tjetër.

Sipas një mediumi të Alabamas, togeri Fields punon qe 17 vite në Zyrën e Sherifit të Qarkut Morgan

“Më kanë quajtur si një fëmijë i The Rock dhe Vin Diesel. Jam pajtuar me këtë, është shaka, është lajkatuese. Mund të ishte edhe më keq, mendoj unë”, u shpreh Fields. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat