Ky vend po i vaksinon fëmijët e moshës 2 vjeçare kundër Covid-19

Ndryshe

Ky vend po i vaksinon fëmijët e moshës 2 vjeçare kundër Covid-19

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Kuba nisi fushatën e saj të vaksinimit për fëmijët të premten, duke filluar me ata 12 vjeç e lart.

Vendi i parë në botë që do të vaksinojnë fëmijët që nga mosha 2 vjeçare, është Kuba. Ato janë duke i bërë vaksina të paautorizuara nga OBSH dhe në shtëpinë e gjithsecilit.

Ishulli komunist me 11.2 milionë banorë, synon të vaksinojë të gjithë fëmijët, para se të rihapë shkollat, që janë mbyllur në pjesën më të madhe te vendit, që nga marsi i 2020-ës.

Viti i ri shkollor filloi të hënën, por zhvillohet nga shtëpia përmes programeve televizive, pasi shumica e familjeve kubane nuk kanë qasje në internet.

Pasi përfundoi provat klinike mbi të miturit me vaksinat e saj Abdala dhe Soberana, Kuba nisi fushatën e saj të vaksinimit për fëmijët të premten, duke filluar me ata 12 vjeç e lart.

Vende të tilla si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela kanë njoftuar se po planifikojnë të vaksinojnë fëmijët më të vegjël, por Kuba është e para që e ka bërë këtë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat