​Misteri: Gruaja 60-vjeçe që nuk mban mend emrin e saj, gjendet në një ishull të Kroacisë

Ndryshe

​Misteri: Gruaja 60-vjeçe që nuk mban mend emrin e saj, gjendet në një ishull të Kroacisë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:30
​Misteri: Gruaja 60-vjeçe që nuk mban mend emrin e saj, gjendet në një ishull të Kroacisë

Policia kroate është lënë në mëdyshje pasi një grua e gjakosur dhe e mavijosur që flet 'anglishte të përsosur' u gjet në një shkëmb në det në një ishull kroat.

Gruaja, që mendohet të jetë në të 60-at, u vu re nga një peshkatar ndërsa ishte në shkëmbinj të dhëmbëzuar në ishullin Krk, Kroaci.

Ajo kishte pësuar prerje në fytyrë dhe u tha autoriteteve se nuk e kishte idenë se si kishte arritur atje, raporton The Sun, sipas së cilës autoritetet kroate ende nuk kanë mund që të konfirmojnë kombësinë e saj.

Gruaja kishte mbijetuar disa net në një zonë ku dihet se arinjtë enden dhe ajo u shpëtua nga një ekip prej 14 personash që ecën dy kilometra mbi shkëmbinj për të arritur tek ajo.

Zyrtarët thanë se ajo nuk kishte pasaportë, dokumente ose telefon dhe mezi mund të pinte ujë pasi ishte aq e dobët dhe ajo tashmë ndodhet në spital për tretman mjekësor.

Një banore që jeton pranë zonës ku u gjet gruaja, tha për mediat kroate se është e çuditshme që ajo kishte shkuar fare në zonë.

Është një pjesë jashtëzakonisht e paarritshme e gjirit me gurë tmerrësisht të mprehtë - fjalë për fjalë brisqe që presin gomën në këpucët tuaja. Nuk ka jetë apo kafshë përveç derrave të egër ose arinjve të cilët dinë të notojnë këtu në kërkim të ushqimit, por kjo është një gjë e rrallë sepse nuk ka ushqim, asgjë. Një grua në atë moshë sigurisht që nuk mund të notonte në atë distancë, ajo ka nevojë për forcë të jashtëzakonshme," tha ajo.

Ishulli Krk është ishulli më i madh në detin Adriatik dhe shtëpia e 17.000 banorëve. Ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Rjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat