​Autoritetet kineze vrasin tri mace shtëpiake për shkak të COVID-19

Ndryshe

​Autoritetet kineze vrasin tri mace shtëpiake për shkak të COVID-19

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:39
Ilustrim

Autoritetet në Kinën veriore vranë tri mace shtëpiake, të cilat kohët e fundit ishin pozitive për COVID- 19, nga frika e transmetimit të mëtejshëm të virusit te banorët e tjerë, gjë që provokoi kritika të forta nga vendasit dhe ekspertët.

Zyrtarët në Harbin, Kinë, të cilët vunë në gjumë tre mace të martën në mbrëmje, thanë se nuk kishte shërim për infeksionin viral te kafshët. Autoritetet gjithashtu thanë se macet e infektuara do të rrezikonin pronarin dhe banorët e tjerë të kompleksit të apartamenteve, sipas raporteve të mediave lokale.

Liu, një pronare e kafshëve shtëpiake, doli pozitive për koronavirus më 21 shtator, por la ushqim dhe ujë për macet e saj para se të izolohej. Menjëherë pas kësaj, macet u testuan dhe të tre ishin pozitive për virusin dy herë, duke i shtyrë autoritetet të ndërmarrin veprime.

Pavarësisht thirrjeve nga pronarët e kafshëve, ato u vranë, gjë që u komentua publikisht si një masë e ashpër dhe ekstreme nga autoritetet kineze për të shtypur përhapjen e sëmundjes.

"Unë e kundërshtoj me forcë këtë qasje! Sinqerisht, është një formë e papërpunuar, e thjeshtuar e qeverisjes, vetëm për të shmangur përgjegjësinë," tha një përdorues i Weibo.

Duke i kërkuar autoriteteve të kërkojnë një zgjidhje tjetër në vend që të vrasin kafshët, Vanessa Bars, një profesoreshë në Universitetin e qytetit të Hong Kongut, tha se nuk kishte raporte të konfirmuara për transmetimin e infeksionit nga macet te njerëzit.

"Deri më tani, në të gjithë pandeminë, nuk ka pasur raporte të konfirmuara të transmetimit të infeksionit nga macet te njerëzit," tha ajo.

Bars tha se situata është shumë e ndryshme për macet dhe qentë shtëpiak dhe se zgjidhje të tjera mund të aplikohen për kafshët.

Profesoresha e virologjisë Rachel Tarlinton tha se transmetimi sipërfaqësor është një gjë e rrallë, e cila minimizon frikën dhe rreziqet.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se virusi që shkakton COVID-19 mund të transmetohet nga njerëzit te kafshët, veçanërisht në rastet kur ka kontakt të ngushtë. Sidoqoftë, rreziku i përhapjes së virusit SARS-CoV-2 te kafshët konsiderohet "i ulët", thotë CDC.

Në 24 orët e fundit, Kina regjistroi 11 raste të reja me COVID-19, tetë prej të cilëve u gjetën në Harbin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat