Anglezët ankohen për çmimet e Nusretit: Më lirë të marrim avionin e të hamë në Turqi

Ndryshe

Anglezët ankohen për çmimet e Nusretit: Më lirë të marrim avionin e të hamë në Turqi

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 00:45
Nusret Gokçe

Nusreti, kuzhinieri i famshëm turk hapi restorantin e tij të fundit në Londër me plot bujë dhe me të ftuar VIP. Por, sipërmarrja e re po akuzohet se fshin komentet negative të klientëve dhe për çmime të kripura.

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë një sërë fotosh me komentet negative që janë lënë në përshkrimin e shërbimit të këtij restoranti, ku të gjithë lidhen me çmimet. 12 euro një Coca-Cola dhe 900 euro një biftek janë çmime të kripura edhe për britanikët.

“Shkon më lirë të marrim avionin dhe të shkojmë të hamë te restoranti i Nusretit në Turqi se sa në restorantin e Londrës”, komentonte në Twitter një klient duke postuar faturën prej rreth 2200 eurosh.

Njohur si Salt Bae, kasapi turk i shndërruar në kuzhinjer, Nusret Gokçe është i famshëm për klientët VIP që pret në restorantet e tij, kryesisht futbollistë.

Megjithatë, konkurrenca në Londër ka nisur. Pranë restorantit të tij është hapur një tjetër, që ofron t’u shërbejë klientëve të njëjtin biftek të famshëm të artë të Nusretit, por 500 euro më lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat