E pazakontë: Mori spermën nga kufoma, gruaja sjell në jetë vajzën 15 muaj pas vdekjes së burrit

Ndryshe

E pazakontë: Mori spermën nga kufoma, gruaja sjell në jetë vajzën 15 muaj pas vdekjes së burrit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:49
Alex

Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në Australi ku gruaja e snowboarderit olimpik australian Alex Pullin, ka lindur vajzën e tyre pasi sportisti humbi jetën .

Alex humbi jetën në korrik 2020 ku ishte duke peshkuar në vendlindjen e tij.

32-vjeçari dy herë kampion bote në garat me snowboard, ishte përfaqësuesi i shtetit asustralian në Lojërat Olimpike dimërore në vitin 2014 që u luajtën në Rusi.

Alex vdiq duke peshkuar nën ujë me shtizë të cilën këtë gjë e kishte pasionin e tij, dhe pse kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.

Gruaja e tij habiti të gjithë me metodën e saj për të lindur fëmijën e tyre edhe pse Alex kishte ndërruar jetë, fiks pas 15 muajsh nga vdekja e tij.

Ajo iu nënshtrua disa trajtimeve IVF duke përdorur spermën e marrë nga Alex pasi kishte vdekur.

Në një postim në rrjetin social “Instagram” ajo shkruajti:

“Babai yt dhe unë kemi ëndërruar për ty prej vitesh vogëlushe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat