Ekspertët testojnë 1800 birra në konkursin e Belgjikës

Ndryshe

Ekspertët testojnë 1800 birra në konkursin e Belgjikës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:45
Konkursi i Belgjikës

Për shumicën e njerëzve, ora 9 e mëngjesit është shumë herët për të filluar pijen, por për anëtarët e jurisë në “Brussels Beer Challenge” sa më shpejt aq më mirë është.

Ekspertët thonë se gjëndrat e shijes janë të paprekura dhe mendja pushon në mëngjes, gjë që është e rëndësishme pasi procesi i renditjes dhe shijimit të dhjetëra birrave në ditë kërkon shumë përqendrim.

Organizatorët thonë se është një nga garat më të rëndësishme në industri, ku gjykohen 1800 birra nga një panel prej 75 ekspertësh ndërkombëtarë, të ardhur nga Brazili dhe Shtetet e Bashkuara.

“Është njësoj si Lojërat Olimpike për birrën. Birrat janë atletët, por po ashtu edhe shijuesit pasi ata shijojnë rreth 40 birra në ditë”, u shpreh drejtori i eventit Thomas Costenoble.

“Elementi ndërkombëtar është me të vërtetë i rëndësishëm sepse nuk duam që shijimi të gjykohet sipas shijeve belge, amerikane apo shijeve spanjolle, shtoi ai.

Konkursi po hyn në vitin e tij të dhjetë, me gati katër herë më shumë pjesëmarrës që do të thotë se konkurrenca është intensive.

Birrat pjesëmarrëse ndahen në kategori në bazë të origjinës, llojit, stilit dhe më pas vlerësohen.

Në fund të tre ditëve të shijimit, birrat më të mira, në çdo kategori, shpërblehen me çmim ari, argjendi ose bronzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat