Lakuriqi i natës fiton çmimin e zogut të vitit

Ndryshe

Lakuriqi i natës fiton çmimin e zogut të vitit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Lakuriqi i natës

Një lakuriq nate është emëruar si zogu i vitit në Zelandën e Re, pasi u votua në një sondazh online. Organizatorët e konkursit kishin përfshirë lakuriqin e natës, një nga gjitarët e paktë tokësorë vendas, për të ngritur profilin e tij si një specie në rrezik.

Dashamirët e indinjuar të zogjve në Twitter, e quajtën atë një “zgjedhje të vjedhur”, si dhe terma të tjerë të pa përshtatshëm për tu publikuar. Disa në mediat sociale e panë gjithashtu si një fitore shumë të nevojshme për të krijuar një imazh të mirë tek publiku për kafshën, pas dy viteve veçanërisht të vështira sa i përket kësaj pjese.

Por grupi mjedisor Forest and Bird, i cili organizon konkursin çdo vit, tha se përfshirja e lakuriqit të natës nuk ishte një përpjekje për të rivendosur imazhin e kafshës në vazhdën e pandemisë së koronavirusit. Konkursi i Zogut të Vitit është parë si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për biodiversitetin dhe speciet e Zelandës së Re që janë nën kërcënim për zhdukje, shkruan BBC.

Në kundërshtim të dukshëm me ligjet e taksonomisë shkencore, Forest and Bird kishin vendosur të përfshinin një gjitar tokësor për herë të parë këtë vit, duke thënë se ata përballeshin me sfida të ngjashme si zogjtë.

Më shumë se 56,700 njerëz votuan dhe kjo nuk është hera e parë që konkursi ka fluturuar në polemika. Në vitin 2019, qindra vota u zbuluan se kishin ardhur nga Rusia, duke nxitur frikën e mashtrimit të votuesve.

Organizatorët më vonë përcaktuan se ato kishin të ngjarë të kishin ardhur nga dashamirës rusë të shpendëve, në vend të hakerëve që synonin të manipulonin votimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat