Torta me fruta të thata që u përgatit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndryshe

Torta me fruta të thata që u përgatit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Arkeologët kanë bërë, së fundmi, një zbulim mahnitës, duke gjetur një tortë me lajthi dhe bajame gati 80-vjeçare, e cila mendohet të jetë përgatitur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të jetë djegur e karbonizuar pas sulmeve ajrore me bomba.

Torta, e cila ishte ende e mbështjellë me letër dylli, u zbulua në një bodrum në qytetin-port të Lübeck, – një qytet historik gjerman që gjatë luftës u rrafshua nga një sulm britanik. Përveç tortës, u gjetën edhe sende të tjera, si pjata, filxhanë dhe lugë për shërbimin e kafesë.

Ekspertët Lisa Renn dhe Doris Mührenberg vunë në dukje se torta ende ka afërsisht të njëjtën formë si kur ishte e pjekur. Ajo gjithashtu ka ruajtur mbushjen e saj me fruta të thata, si dhe dekorimet e sheqerit. Torta ka të ngjarë të jetë djegur gjatë sulmit ajror të vitit 1942, i cili ndodhi midis 28 dhe 29 marsit.

Sipas studiuesve, është e mundur që torta dhe kafeja e gjetur do të përdoreshin për një festival ose ndoshta për festën e së Dielës së Palmës, çka tregon më shumë për jetën sociale dhe kulturore të qytetit në ato kohë të vështira lufte.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat