U pagua me vetëm 1 cent për orë, kamarierja nxit debat në TikTok

Ndryshe

U pagua me vetëm 1 cent për orë, kamarierja nxit debat në TikTok

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:44
Liny

Një kameriere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar shumën tronditëse të vogël të parave që ajo kishte fituar duke shërbyer në tavolinat e një restoranti, gjatë gjashtë javëve rresht.

Përdoruesja e TikTok @lvndsmac, e njohur gjithashtu si Liny, ndau një video të fletëpagesës që ajo kishte fituar ndërsa punonte në një restorant në Nashville, Tennessee.

Në SHBA punët në industrinë e shërbimeve janë jashtëzakonisht ulët të paguara. Paga minimale për punonjësit me bakshish është vetëm 2,13 dollarë në orë, megjithatë, në Tenesi, taksat federale të Sigurimeve Shoqërore dhe të Kujdesit Shëndetësor zbriten automatikisht nga të ardhurat e punonjësve.

"Jeta e një shërbyesi, kjo është pagesa për 6 javë”, ka shkruar Liny në TikTok.

Nuk është e qartë se sa orë kishte punuar Liny ose sa kishte marrë bakshish gjatë kësaj periudhe, por njerëzit ishin të habitur që dikush mund të paguhej me një shumë kaq të vogël parash në ndonjë punë.

Videoja e saj, e cila që atëherë është parë më shumë se 1 milion herë në TikTok, ka nxitur debat të ashpër në këtë platoformë online, me shumë njerëz që i vinin në mbrojtje dhe u bënin thirrje njerëzve të japin më shumë bakshish, por më e rëndësishmja, që restorantet të paguajnë më shumë stafin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat