U prish tualeti, nuk kanë ku të urinojnë/ Astronautët veshin pelenat dhe kthehen në Tokë

Ndryshe

U prish tualeti, nuk kanë ku të urinojnë/ Astronautët veshin pelenat dhe kthehen në Tokë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:19
Ilustrim

Ekuipazhi prej katër anëtarësh i kapsulës "Dragon" të kompanisë hapësinore të Elon Musk "SpaceX" do të kthehet në Tokë të martën ( 9 nëntor).

NASA nuk ka mundur të rregullojë problemin e rrjedhjes në tualetin e anijes kozmike dhe për këtë arsye, astronautët do të udhëtojnë me të brendshme absorbuese (pelena).

Katër astronautët do t'i thonë lamtumirë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) nesër të veshur me pelena në mënyrë që të qëndrojnë të thatë për 20 orë gjatë udhëtimit të kthimit.

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) kishte njoftuar se ekuipazhi katër anëtarësh do të largohej nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor sot, por për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, udhëtimi i kthimit shtyhet për nesër.

Në një postim në Twitter, Agjencia Evropiane e Hapësirës shkruan se astronautët më në fund do të kthehen në Tokë të martën.

Kompania e miliarderit Elon Musk, në bashkëpunim me NASA-n, nuk arritën të zgjidhin problemin e rrjedhjeve nga tualeti i hapësinor, që vjen si pasojë e shkëputjes së një tubi të vogël, gjatë udhëtimit të parë të turizmit hapësinor të “SpaceX”, në shtator.

Sipas CNN, astronautët Shane Kimbrough dhe Megan McArthur nga NASA, astronauti francez Thomas Pesquet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Akihiko Hoshide nga Japonia, do të kthehen në Tokë të veshur me pelena pasi kapsula e Creë Dragon do të ketë një tualet jofunksional.

Gjatë qëndrimit të tyre në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​astronautët kultivuan specat e parë djegës. "Kanë një shije të këndshme pikante," tha McArthur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat