Gjendet një skelet 290 milionë vjeçar në ShBA

Ndryshe

Gjendet një skelet 290 milionë vjeçar në ShBA

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Një skelet i rrallë, që potencialisht përfaqëson një specie të re, është gjetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Parkun Kombëtar “Canyonlands” të Jutas.

Paleontologët vlerësuan se skeleti i gjetur është afërsisht 290 milionë vjet i vjetër.

Mostra ndodhej në fund të një shkëmbi dhe kërcënohej nga erozioni me çdo stuhi shiu që godiste kanionin, thanë paleontologët.

Pas një ecjeje 20 kilometra vajtje-ardhje, ekzemplari u gjet dhe tani ai do të pastrohet, përgatitet dhe do të skanohet me CT për kërkime të mëtejshme.

Përfundimisht, ai do të kurohet si një ekzemplar në koleksionet fosile të Shërbimit të Parkut Kombëtar për t’u disponuar për ekspozita muze dhe kërkime.

Muzeu Historik Kombëtar i Jutës, Universiteti i Kalifornisë Jugore dhe Parku Kombëtar “Canyonlands” ndihmuan në mbledhjen e skeletit të rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat