"Gruaja e fali, vjehrri jo" Çifti dënohet me vdekje për tradhti bashkëshortore

Ndryshe

"Gruaja e fali, vjehrri jo" Çifti dënohet me vdekje për tradhti bashkëshortore

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Ilustrim

Një 27-vjeçar dhe e dashura e tij 33-vjeçare janë dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore në Iran, raporton  gazeta  "Sargh" , duke cituar vendimin e Gjykatës së Lartë.

Në fillim të këtij viti, gruaja e tradhtuar i paraqiti policisë një video intime  ku bashkëshortit dhe e dashura e tij kryenin marrëdhënie seksuale.

Megjithatë më vonë gruaja ia fali tradhtinë bashkëshortit, por ishte babi i gruas së tradhtuar, pra vjehrri ai që kërkoi dënim me vdekje për dhëndrin dhe të dashurën e këtij të fundit.

"Sargh" shkruan se Gjykata Supreme te Iranit ka konfirmuar dënimin "bazuar në video dhe rrëfimet e tyre".

Në Iran, tradhtia bashkëshortore dënohet me vdekje me gurë, sipas nenit 104 të Kodit Penal, i cili megjithatë i jep gjyqtarit të drejtën të zgjedhë varjen në vend të gjuajtjes me gurë.

Sipas "Amnesty International", Irani ka  ekzekutuar 246 persona në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat