Besohej se largonte efektet e dehjes, zbulohet unaza e rallë në fabrikën më të madhe antike të verës në botë

Ndryshe

Besohej se largonte efektet e dehjes, zbulohet unaza e rallë në fabrikën më të madhe antike të verës në botë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Dr Amir Golani, një ekspert i bizhuterive antike në IAA, supozon se unaza duhet t’i përkiste një personi të pasur dhe se mbajtja e saj tregonte statusin dhe pasurinë e tij të lartë.

Një unazë e lashtë prej ari me ametist (gur i çmuar ngjyrë violet), që mendohet se mbahej në përpjekje për të larguar efektet e alkoolit, është gjetur në fabrikën më të madhe antike të verës në botë. Unaza ‘spektakolare’ u gjet gjatë gërmimeve të udhëhequra nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve në qytetin Yavne në Izraelin qendror.

Ky është vendndodhja e fabrikës së verës bizantine prej 75,000 metrash katrorë, e zbuluar në fillim të këtij viti, që prodhonte deri në dy milionë litra verë në vit në kulmin e saj.

Me gurin e saj qendror të shndritshëm me ngjyrë vjollce, unaza mund të jetë mbajtur nga një person me status të lartë për të treguar pasurinë e tyre, ndoshta rreth shekullit të 7-të pas Krishtit. Është gjithashtu e mundur që mbajtësi i fundit të ishte një shijues i verës, i cili besonte se guri i purpurt do të largonte efektet e alkoolit – një mit i përhapur gjerësisht në botën e lashtë. Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) ndau zbulimin në faqen e tij në Facebook.

“Ametisti përmendet në Bibël si një nga 12 llojet e gurëve në parzmoren e Kryepriftit”, thuhet aty.

“Shumë virtyte janë lidhur me këtë perlë, duke përfshirë parandalimin eefekteve të dehjes, gjë që është ironike pasi unaza u zbulua pranë fabrikës së verës bizantine.”

Ametisti është kuarc kristalor që vjen në ngjyra që variojnë nga jargavani i zbehtë në vjollcën e thellë të kuqërremtë. Është klasifikuar si një gur gjysmë i çmuar dhe sot është përgjithësisht relativisht i përballueshëm. Ai ishte një nga 12 gurët e vendosur në parzmoren ceremoniale të Kryepriftit, siç përmendet në Librin e Eksodit në Bibël.

Dr Amir Golani, një ekspert i bizhuterive antike në IAA, supozon se unaza duhet t’i përkiste një personi të pasur dhe se mbajtja e saj tregonte statusin dhe pasurinë e tij të lartë.

“Unaza të tilla mund të mbahen si nga burrat ashtu edhe nga gratë”, tha Dr Golani për Times of Israel.

Drejtorët e gërmimeve në emër të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit janë në mëdyshje rreth datës së saktë të unazës. Megjithatë, ajo u gjet në shtresa të datuara nga periudha e vonë bizantine deri në periudhat e hershme islame (shekulli i VII pas Krishtit), duke sugjeruar se është rreth 1400 vjet vjetërsi.

Është e mundur që një unazë e tillë mund të jetë transmetuar ndër breza për shekuj, pretendon IAA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat