Ky është vendi me jetëgjatësinë më të madhe në botë

Ndryshe

Ky është vendi me jetëgjatësinë më të madhe në botë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Jetesa mesatare aty është 82 vjet për burra dhe 88 vjet për gra.

Të dhënat më të fundit të publikuara në gazetën kineze “South China Morning Post” tregojnë se jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, është më e larta në botë.

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se mosha mesatare e burrave në Hong Kong është 82 vjeç, ndërsa mosha mesatare e grave është 88 vjeç.

Gjithashtu kjo normë është më e larta krahasuar me vende të tjera si Japonia, Singapori dhe Italia.

Gazeta kineze “South China Morning Post” shpjegoi arsyet e këtij fenomeni, duke thënë se “ka shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve në Hong Kong, veçanërisht rimëkëmbja ekonomike dhe mirëqenia shoqërore”.

Kontributi i mirëqenies ekonomike në Hong Kong ndikon në ofrimin e shërbimeve bazë sociale me cilësi të lartë, veçanërisht të kujdesit shëndetësor të disponueshëm në nivele të larta për të gjithë.

Përveç kësaj, sipas gazetës, banorët e Hong Kongut ndjekin stile jetese të shëndetshme që përfshijnë ushtrimin e përhershëm, veçanërisht në mëngjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat