Shtëpia publike bën ofertën e pazakontë: Seks falas për 30 minuta nëse jeni i vaksinuar

Ndryshe

Shtëpia publike bën ofertën e pazakontë: Seks falas për 30 minuta nëse jeni i vaksinuar

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

30 minuta falas, dhe prostitutën e zgjidhni vetë!

Të gjithë kanë përjetuar humbje financiare gjatë pandemisë, mirëpo tani që vaksinimi është bërë i detyrueshëm që bizneset të funksionojnë, kjo shtëpi publike vendosi të bëjë diçka më ndryshe.

Një bordello austriake ka gjetur një mënyrë për të nxitur njerëzit të vaksinohen, si edhe për të rritur numrin e klientëve që ka rënë për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Fund Palast” ofron vaksina kundër koronavirusit dhe të gjithë ata klientë që pranojnë do kenë mundësinë që për 30 minuta të qëndrojnë falas në një nga saunat e hotelit, me një nga vajzat që punon në bordello, të cilën e përzgjedhin vetë.

Afërsisht 64% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa qytetarët që nuk kanë pranuar deri tani nuk u lejohet të hyjnë në kafene, restorante dhe parukeri.

Image

Rregulli “2G”, i cili kërkon prova të vaksinimit të plotë ose shërimit nga koronavirusi, është gjithashtu në fuqi për hyrjet në hotele, kinema apo evente ku ndodhen më shumë se 25 persona.

Vendosja e këtyre rregullave ka çuar në rënie të numrit të klientëve në shtëpitë publike. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat