10 vjeçari sulmohet për vdekje nga pitbulli, policia arreston pronaren

Ndryshe

10 vjeçari sulmohet për vdekje nga pitbulli, policia arreston pronaren

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:12
10 vjeçari, Jack Lis u sulmua teksa po shkonte në shtëpinë e një shokut të tij.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uells, ku një 10 vjeçar është sulmuar për vdekje nga një qen i rracës pitbull. Sipas Sky News, pronarja e qenit, një 28 vjeçare, u arrestua nga policia me akuzën se nuk e ka kontrolluar si duhet një qen të rrezikshëm.

10 vjeçari, Jack Lis u sulmua teksa po shkonte në shtëpinë e një shokut të tij. Agjentët e policisë të cilët ndërhynë vendin e tragjedisë, vranë qenin.

10 vjeçari gjendej shumë pranë shtëpisë së tij. Teksa po luanin në kopsht, ai u sulmua nga një Pitbull. Kafsha i iku nga kontrolli pronares së tij dhe iu sul 10 vjeçarit duke e kafshuar pa pushim deri sa e vrau.

Shoku i fëmijës kërkoi ndihmë dhe policia mbërriti brenda pak minutash por për 10 vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë. Policia ka nisur hetimet dhe mori në pyetje dy persona të tjerë të cilët shkuan vullnetarisht në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.

Agjentët e policisë kërkuan kufizimin e qarkullimit të informacioneve në rrjetet sociale për të mos penguar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat