Vetëm 420 gram / Foshnja lind 21-javësh dhe mbijeton

Ndryshe

Vetëm 420 gram / Foshnja lind 21-javësh dhe mbijeton

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:21
Curtis Means lindi në Birmingham të Alabama vitin e kaluar duke peshuar vetëm 420 gram

Një foshnje amerikane e lindur në javën e 21-të dhe një ditë të shtatzënisë me peshë nën gjysmë kilogrami është certifikuar si foshnja i lindur më para kohe në botë që ka mbijetuar.

Curtis Means lindi në Birmingham të Alabama vitin e kaluar duke peshuar vetëm 420 gram.

Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se Curtis, i cili tani gëzon shëndet në moshën 16 muajshe, vendosi rekordin e ri.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40 javë, duke e bërë Curtisin gati 19 javë të parakohshëm.

Nëna e tij, Michelle Butler u paraqit në spital më 4 korrik 2020, ndërsa fishekzjarrët e Ditës së Pavarësisë mbushën qiellin e natës. Ajo lindi binjakët, Curtis dhe C'Asya një ditë pasi u shtrua.

C'Asya vdiq një ditë më vonë. Spitali tha se zakonisht u ofron prindërve mundësinë që të mbajnë në krah foshnjat e porsalindura në situata të tilla, duke u mundësuar momente me njëri-tjetrin për aq sa të jetë e mundur.

Por me më pak se një për qind mundësi për të mbijetuar, Curtis qëndroi në kujdesin intensiv. Ai u hoq nga një ventilator pas tre muajsh dhe doli këtë prill pas 275 ditësh në spital.

Terapistët duhej ta ndihmonin atë të mësonte se si të merrte frymë dhe të përdorte gojën për të ngrënë. Sot 16 muaj ai gëzon shëndet të plotë, megjithëse për t’u ushqyer dhe për frymëmarrjen ka ende nevojë për pajisjet që ta ndihmojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat