Babai s`e lë ta marr vaksinën, 12 vjeçari në Itali e hedh në gjyq

Ndryshe

Babai s`e lë ta marr vaksinën, 12 vjeçari në Itali e hedh në gjyq

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Dy prindër të divorcuar kanë përfunduar sërish në gjykatë në Itali dhe shkak është bërë djali i tyre 12 vjecar, e mosmarrëveshjet lidhur me imunizimin e tij.

Fëmija kërkonte të vaksinohej kundër koronavirusit dhe për këtë, kishte dhe mbështetjen e të ëmës. Por babai nga ana tjetër, ishte absolutisht kundër.

Për të zgjidhur mosmarrëveshjen, djali ka vendosur t`i drejtohet gjykatës civile të Milanos. “Isha pak i pavendosur për vaksinën", shpjegoi ai, sepse prindërit e mi më thonë secili gjëra të ndryshme dhe më kanë trembur shumë.

Unë mendoj më shumë si nëna ime, sepse duke folur me të, kuptoj se argumentet e saj janë shumë më të logjikshme se ato të babait”, ka thënë djali. Corriere della Sera thotë se gjyqtarët vlerësuan pjekurinë e madhe që kishte fëmija për moshën e tij. në fund, ata i dhanë të drejtë nënës për cështjen e vaksinimit të 12 vjeçarit.

Kjo nuk është hera e parë që një i mitur del përpara një gjykate në vendin fqinj për të vlerësuar përmes saj, vullnetin për vaksinim duke dalë kundër prindërve. raste të ngjashme janë regjistruar në Cagliari, në Nuoro dhe i fundit ishte në Palermo, ku një 16 vjeçare fitoi kundër babait të saj no-vax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat