Ngjarje e rëndë: 16-vjeçarja përdhunohet nga 400 persona

Ndryshe

Ngjarje e rëndë: 16-vjeçarja përdhunohet nga 400 persona

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi. Një vajzë 16-vjeçare raportohet se është përdhunuar nga qindra burra. Të paktën 7 persona janë arrestuar për këtë rast, ndërsa qytetarët janë shqetësuar së tepërmi.

Vajza, e cila ishte e pastrehë, ka deklaruar se ishte përdhunuar nga 400 njerëz në zonën Beed të shtetit Maharashtra.

Ndërsa numri i përdhunuesve të dyshuar do të ishte i vështirë për t’u vërtetuar, vajza mund të identifikonte të paktën 25 autorë të dyshuar, shkruan CNN.

Vajza ishte përpjekur të paraqiste një ankesë në polici kundër një burri që e akuzoi se e kishte rrahur, por oficerët nuk e regjistruan atë.

Sipas deklaratës së policisë, vajza ka deklaruar se ishte martuar në moshën 13-vjeçare me një burrë 33-vjeçar që e abuzoi seksualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat