‘Martesa virtuale’, çifti që s’u takuan kurrë, martohen në ‘Zoom’

Ndryshe

‘Martesa virtuale’, çifti që s’u takuan kurrë, martohen në ‘Zoom’

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 09:10
Çifti që s’u takuan kurrë, martohen në ‘Zoom’

Një çift që jetojnë larg njëri-tjetrit, kanë vendosur të martohen edhe pse nuk janë takuar kurrë më parë.

Ayse-26 vjeçare dhe Darrin 24-vjeçar, u njohën gjatë izolimit, pasi Ayse iu bashkua një grupi të krijuar online.

Ajo filloi të fliste me një grua 56-vjeçare të quajtur Kenda, e cila e lidhi atë me djalin e saj, Darrin, duke i shpjeguar se ata do të shkonin mirë.

“Është qesharake që takova vjehrrën time përpara se të takoja burrin”, u shpreh Ayse.

Ajo tha se me vjehrrën kishte kaluar shumë mirë, shkruan The Independent.

“Kemi kaluar shumë mirë, kështu që kur ajo sugjeroi të flisja me djalin e saj, mendova se ishte një ide e mrekullueshme, megjithëse isha pak nervoz në fillim, sepse kisha parë foto të tij dhe ai dukej i bukur”, shtoi tutje ajo.

Ata u lidhën shumë shpejt me njëri-tjetrin dhe pas pak kohësh vendosën që përmes platformës “Zoom” të fejoheshim dhe martoheshin.

Takimi i tyre u pamundësua për shkak të kufizime të udhëtimit nga masat kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat