Shkoi me veturë për t’iu nënshtruar testit për patentë shoferë, parkoi mjetin para syve të instruktorit – gjermanit i mohohet e drejta për testim

Ndryshe

Shkoi me veturë për t’iu nënshtruar testit për patentë shoferë, parkoi mjetin para syve të instruktorit – gjermanit i mohohet e drejta për testim

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Një burrë në Gjermani ka mësuar në mënyrën më të mirë të mundshme, se nuk duhet ngarë veturën pa patentë shoferë.

Policia në Bergheim në afërsi të Cologne, ka njoftuar se një 37-vjeçar kishte shkuar me veturë deri në poligon, duke parkuar Opel Zafiran e tij para zyrës se instruktorit të tij.

Gjithashtu është bërë e ditur se policia ishte telefonuar dhe me të dalë në vendin e ngjarjes, mësuan se burri kishte shkuar me veturë në poligon – duke mos dashur që të vonohet në test.

Por atij menjëherë iu mor testi dhe tani kanë filluar hetimet për ngasje pa patentë shoferë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat