Iluzioni i ri optik nga TikToku shkakton konfuzion, çfarë ngjyre në të vërtetë ka kapela?

Ndryshe

Iluzioni i ri optik nga TikToku shkakton konfuzion, çfarë ngjyre në të vërtetë ka kapela?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Përdoruesja e TikTokut, Otelia Carmen, me publikimin e videos ku kapela e saj e re në hapësira të ndryshme ndërron ngjyrë, ka shkaktuar konfuzion në platformë, duke nxitur polemika për ngjyrën e vërtetë të kapelës.

“Sot kam blerë kapelën e gjelbër në dyqan dhe e solla në shtëpi, kur e pashë mendova: ‘pse ka ngjyrë tjetër’”.

Bëhet fjalë për metamerizmin, që është shfaqja e një ndryshimi të ngjyrës në një objekt me ngjyrë, për shkak të emetimeve të ndryshme spektrale nga burime të ndryshme të dritës.

Në thelb, çdo burim drite ka “ngjyrën” e vet, kështu që kur projektohet në një sipërfaqe të lyer, ajo ndikon në ngjyrën e asaj sipërfaqeje.

Në këtë rast shohim se në dritën e dyqanit kapela ishte e gjelbër, por ndriçimi në shtëpinë e Carmen e bëri të ketë tjetër ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat