Një burrë përdorë krahun prej silikoni për të marrë vaksinën anti-Covid

Ndryshe

Një burrë përdorë krahun prej silikoni për të marrë vaksinën anti-Covid

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Një burrë 50-vjeçar në qytetin e Biellas në Italinë veriore shkoi për të marrë vaksinën kundër coronavirusit, i veshur me një dorë të rreme silikoni.

Burri kishte ngjitur parakrahun e rremë në shpatull dhe kishte fshehur dorën e vërtetë pas shpinës. Por infermierja që po përgatitej për t’i bërë injeksionin e kuptoi se ishte një dorë e rreme nga ngjyra e lëkurës dhe duke e prekur atë.

Qëllimi i pesëdhjetë vjeçarit ishte të merrte një certifikatë vaksinimi pa marrë vaksinën kundër COVID-19. Ai madje u përpoq t’i jepte ryshfet infermieres kur u kap.

“Nëse nuk do të ishte tragjike, do të ishte komike. Por në situatën në të cilën po jetojmë, me humbje jete, me kaq shumë vështirësi financiare, është me të vërtetë një akt i papranueshëm”, tha Alberto Cirio, president i rajonit të Piemontes.

Ndryshe, pesëdhjetë vjeçari do të dal përpara drejtësisë italiane.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat