Ky është vendi me pijanecët më të mëdhenj në botë

Ndryshe

Ky është vendi me pijanecët më të mëdhenj në botë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:26
Ilustrim

Australianët janë cilësuar si konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë pasi u zbulua se deri në vitin 2020 ata kishin konsumuar pothuajse dy herë më shumë alkool, sipas Anketës vjetore Ndërkombëtare për Drogën dhe Alkoolin. Më shumë se 32.000 njerëz nga 22 vende kanë raportuar përdorimin e tyre të drogës dhe alkoolit në Anketën Globale të Drogës dhe Alkoolit 2021.

Një raport i publikuar të enjten zbuloi se australianët pinin më shumë se dy herë në muaj (rreth 27 herë në vit), ndërsa mesatarja globale ishte rreth 14 herë, ose pak më shumë se një muaj. Danimarka dhe Finlanda renditen në vendin e dytë, ku të anketuarit nga secili vend raportuan se ishin dehur pothuajse dy herë në muaj vitin e kaluar.

Shefja ekzekutive e Fondacionit për Kërkimin dhe Edukimin e Alkoolit, Caterina Giorgi, tha se statistikat ishin “shqetësuese”. “Australia kryeson botën si në numrin e rasteve kur njerëzit raportojnë se janë dehur ashtu edhe në kërkimin e trajtimit mjekësor urgjent për alkoolin… Të dy këta tregues sugjerojnë që njerëzit po pinë në nivele mjaft të rrezikshme,” tha ajo, raporton The Guardian.

Danimarka dhe Finlanda dolën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, të ndjekur nga SHBA. Britanikët gjithashtu u shfaqën në top 10, duke u renditur në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat